Category: Receta gatimi

27Leçeniku është një nga gatimet me miell misri  i preferuar në kuzhinën kosovare. Është i njohur edhe me emrin krelan misri

Përbërësit:

  • 1kg miell  misri
  • 3 tasa kos
  • 1 ajkë
  • 3 vezë
  • 200gr djath
  • 150gr puter të shrirë
  • 1lug  gjelle kripë
  • 1 pak. pluhur pecivë

Përgatitja:

Mielli, kosi, vezët, kripa, djati dhe puteri i shkrirë perzihën mirë dhe zbrazën ne tepsi te lyer me yndyrë. Leçeniku pjekët afër 45 mn. në temperaturë prej 200 C dhe servohët me kosë, turshi, djathë  etj…

26

Në këto ditë vere me vapë kastravecat turshi jan mjaft të preferuara , siq jan përdorur edhe në kohërat e mëhershme gjër me sot .

Përbërësit:

3 kg kastraveca

2l ujë

1 filgjan kafeje kripë

Përgatitja:

Së pari e vlojmë ujin me kripë dhe e lëmë të ftohet gjer sa i vendosim  kastravecat në kavanoz. Kastravecat e pastruar i prejmë rathë rathë dhe I vendosim në enën prej qelqi. Si pas deshirës mund tua shtojmë disa speca të djegstë dhe biber të zi kokrra. Ujin e vëluar me kripë e hedhim të nxehtë mbi kastraveca,  e mbyllim enën mirë dhe ashtu e lëmë për disa ditë gjer sa të thartohen.

25

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi
  • 3kg domate
  • 2 qepë
  • 2 speca
  • 2 patë lgjana të  zi
  • 150 gr gjalpë
  • 1-2 lugë  kripë
  • Bamje si pas deshirës

Përgatitja:

Qepën e grijmë , e kavë rdisim dhe e hedhim  në tavë,  pastaj ia shtojmë  mishin. specat e grirë , domatet e qëruara dhe të  coptuara, patë lgjanat e zi, kripen dhe yndyrën.Tavën me domate e lë më  në  furrë  pë r afrë r 2 orë.  Koh pas kohe e përzijmë , dhe kur fillon të  reshkët atëher ia shtojmë  edhe bamjet . Tava me domate servohët e nxehtë  me sallatë , tarator ose turshi.

24Perpeqi është një nga llojët e piteve shumë të pëlqyera në viset tona.

Përbërësit:

  • 7-8 petë  të  t’holluara
  • 150 gr gjalpë
  • 2 vezë
  • 300-500 gr djath taze
  • Ajkë  ose gjysmë teglle mazë
  • 0.5 L qumësht
  • 1-2 kripë

Përgatitja:

Sëpari në enë të thellë I përzijmë vezët, dhjathin, ajkën dhe kripën. Në tepsinë e lyer me gjalpë i shtrijmë 2-3 petë të spërkatura me yndyrë dhe me qumësht, I shtojmë petët të mbetura të coptuara me dorë, pastaj e hedhim perzierjën e djathit me vezë dhe ajkë. Pasi që i hedhim sip  ër yndyrën dhe qumështin, përpeqin e fusim në furrë të nxehtë dhe e pjekim për afër 30 min.

23

Përbërësit:

  • 10 kg speca
  • 2L ujë
  • 0.5 L vaj
  • 0.5 L uthull
  • 300 gr krip
  • 1 filgjan kafeje sheqer
  • 10 thelba hudhër
  • 10 karota
  • 2 tuba majdanoz

Përgatitja:

Specat i pastrojmë, i mbushim me nga një lugë çaji krip, i radhisim në tepsi dhe i fusim në furrë të nxehtë 10 – 15 min. Pastaj i nxjerim nga furra , i derdhim nga tepsia në enë të thellë, i shtypim me pjatë dhe e mbyllim enën me kapak. Ky veprim përseritet deri sa i vendosim të gjithë specat në enën perkatëse. Pastaj në një tenxhere i vlojmë 2 litra ujë, kripën ,vajin, uthullën dhe sheqerin, kështuqë lëngun (presollin) ta kemi të gatshëm për specat.
Specat i nxjerim nga ena e thellë dhe i vendosim në kavanozë të sterilizuar duke i shtuar karrota të grira, disa thelba hudhër dhe majdanoz. Kohë pas kohe ua hedhim nga një filgjan nga presolli i vluar. Kavanozët e mbushur me speca, i mbyllim mirë me kapakë, i mbulojmë me mbulesë të ngrohtë dhe ashtu të mbyllura i lëmë për 24 orë.

22

Përbërësit:

  • 1-1.5kg mish qengji
  • 500 -600gr oriz
  • 1L qumësht
  • 0.5l lëng nga zierja e mishit
  • 200 gr gjalpë ose1dl vaj
  • 1 lugë gjelleje kripë
  • Biber të zi

Përgatitja:

Mishin e qengjit e zijemë afër një orë në 2l ujë ku kemi hedhur një lugë gjelleje krip. Orizin të cilin e lajmë me ujë të nxehtë e kavërdisim me gjalpë, pastaj ia shtojmë qumështin e nxehtë, lëngun e mishit të zier (të nxëhtë), kripën dhe biberin e zi sipas dëshirës dhe tavën e fusim në furrë të nxehtë .Pas 20 min. e nxjerim tavën nga furra, e hedhim mishin e zier mbi orizin me qumësht dhe e kthejmë në furrë për afër 20 min. deri sa të skuqen mishi dhe orizi.

21

Përbërësit:

  • 1 kokë lakre turshi
  • 1 kg mish të bluar
  • 2 qepë
  • 1 gotë oriz
  • 150 gr tlyn ose vaj
  • 1 lugë gjelle kripë
  • Biber t’kuq (1 lug gjelleje)
  • Biber t’zi (1 lugë qaji)

Përgatitja:

Mishin e bluar e kavërdisim me qepë dhe ua shtojmë orizin, kripën, biberin e  zi dhe  biberin e kuq sipas dëshirës. Me këtë mbushje i mbështjellim fletat e lakrës turshi pastaj sarmat e formuara i rreshtojmë në tenxhere në fundin e së cilës paraprakisht kemi shtruar disa fletë lakre. Sipër sarmave mund ti hedhim disa copëza mishi të thatë për t’iu dhënë aromë dhe  shije të veqant, pastaj ua shtojmë një  gotë ujë dhe yndyrën e shkrirë me biber të kuq. Tenxheren me sarma e mbyllim me kapak dhe e lëmë në zjarr të javashtë  2-3 orë . Sarmat e ziera  mund  ti fusim në furrë afër gjysmë ore për ti skuqur dhe rreshkur. Më parë sarmat servoheshin me bukë misri dhe turshi.

20

  • 8 vezë
  • 8 lugë gjelle sheqer
  • 1l qumësht
  • 3 lugë gjelle miell ose nisheste

Sherbeti:

  • 300gr. sheqer
  • 2 dl. ujë

Përgatitja:kajmaqin

Vezët i tundim mirë me sheqer dhe miell, pastaj ua shtojmë qumshtin pak nga pak duke i përzier vazhdimisht. Këtë masë e derdhim në tepsi të nxehtë, të lyer me vaj. Kajmaqini pjeket në temperaturë maksimale 30 – 40 min.  dhe pasi që të skuqet mjaft e nxjerim nga furra dhe ja derdhim sipër shërbetin cilin e vlojme paraprakishte 5 min. Kjo ëmbëlsirë servohet e ftohur.

19

Përbërësit:

  • 8 vezë
  • 8 lugë sheqer
  • 8 lugë miell
  • 8 lugë griz
  • 1 sheqer vanilje

Sherbeti:

  • 1 L qumësht
  • 8  lugë sheqer

Përgatitja:koh

Vezët dhe sheqerin i tundim me mikser ose tell dore për së paku 15 min. Shkumës së fituar ia shtojmë gradualisht miellin, grizin dhe sheqer vaniljen. Masën e përzijmë mirë me lugë, e derdhim në tëpsin e lyer ma vaj dhe e fusim në furrë të nxehur gjerë në 200C° Pas 5 min. temperatura e furres ulet për 50C° . Revanija pjeket afër 30 min. në 150C°

Rovanisë së vakët ia hedhim shërbetin nga qumshti dhe sheqeri te cilin paraprakishtë e këmi zier dhe  ftohur mirë.

18

Përbërësit:

  • 1 pulë ose 1kg kaqika të pulës
  • 15 lugë gjelle miell misri
  • 2 dl vaj ose 200 gr gjalpë
  • 1 qepë
  • 1lugë gjelle krip
  • 200gr petë bakllave
  • Biber t’kuq
  • Biber t’zi

Përgatitja:

Mishin e pulës e zijmë me qepë,krip, biber t’kuq dhe biber t’zi afër 1 orë varësisht qfare është pula. Miellin e misrit e kavërdisim afër 20 min.me yndyrë dhe kur fillon të ndron ngjyrë ( ngjyr kafeje t’qeltë) atëherë e përvlojmë me langun e mishit dhe e përzijmë vazhdimisht qe të mos bëhen duqa. Qervishin e derdhim mbi petet e bakllavës, paraprakisht te skuqura në tavë ,sipri e qesim mishin e pulës dhe e fusim tavën në furrë të reshkët afër 15 min. Çervishi me miell misri dhe me mish pule servohet me kos dhe hudher.